TB apo Sarkoidozë? Kur Eksudati Limfocitar Të Lë në Dyshim

Ilir Halili

Pneumolog

3 min lexim

Nje grua 29-vjeçare paraqitet me dhimbje pleuritike djathtas, dispne, djersitje nate, dhe kolle te thate prej dy javesh, pa temperature apo humbje peshe, por me histori udhetimi ne Ameriken e Jugut dhe Azi tre vite me pare. Torakocenteza nxjerr rreth 1 liter leng seroz: leukocite 2.708/mL me 83% limfocite, proteine 4,3 g/dL, LDH 612 U/L, eksudat sipas kritereve te Light-it, me dominance limfocitare te qarte.

SKENARI KLINIK

Nje grua 29-vjeçare paraqitet me dhimbje pleuritike djathtas, dispne, djersitje nate, dhe kolle te thate prej dy javesh, pa temperature apo humbje peshe, por me histori udhetimi ne Ameriken e Jugut dhe Azi tre vite me pare. Torakocenteza nxjerr rreth 1 liter leng seroz: leukocite 2.708/mL me 83% limfocite, proteine 4,3 g/dL, LDH 612 U/L, eksudat sipas kritereve te Light-it, me dominance limfocitare te qarte. Diagnozat diferenciale ngushtohen shpejt ne kater mundesi (natyrisht, ketu vjen ne ndihme edhe anamneza per vendosjen e ketyre diagnozave diferenciale): efuzion reumatoid, tuberkulozi (TB), sarkoidoze, limfome. Problemi eshte se dy prej tyre, TB dhe sarkoidoza, mund te duken pothuajse identike ne analizen standarde te lengut.

Kur TB dhe Sarkoidoza Duken Njesoj

Te dyja japin eksudat limfocitar me proteine te larte, shpesh pa asnje tjeter tregues dallues ne panelin standard. Dallimi kryesor qendron te LDH : ne sarkoidoze, mbetet vetem lehtesisht i rritur dhe pikerisht ky nivel i kufizuar eshte treguesi kryesor qe e dallon nga TB, ku pjesa tjeter e pamjes biokimike mbetet pothuajse identike.

Nje efuzion tipik per TB ka proteine >5 g/dL, limfocite >80%, qeliza mezoteliale <5%, dhe ADA >40 IU/L; sarkoidoza tipike ka proteine >4,5 g/dL, limfocite >80%, dhe LDH vetem lehtesisht te ngritur. Vlen te theksohet se proteina e rastit konkret (4,3 g/dL) nuk e arrin plotesisht asnjerin prag, kujtese kjo se modelet "shume sugjeruese" nuk plotesohen gjithmone plotesisht, dhe ne raste te tilla qe jane ne kufi te vlerave, vendimi klinik shpesh varet nga karakteristikat klinike dhe anamneza, jo vetem nga numrat e analizes se likidit pleural.

Roli i ADA-s ne Kete Zone Diferenciale

Megjithese rasti konkret nuk e perfshiu ADA-n (adenozin deaminaza) ne panelin fillestar te analizave, kjo analize mbetet nje mjet i njohur ne per te ndihmuar ne keto diagnoza diferenciale, me kusht qe interpretimi t'i pershtatet prevalences lokale te TB. Ne zona jo-endemike, nje vlere nen 30 IU/L e perjashton praktikisht TB-ne (vlera parashikuese negative, NPV 99%); ne zona endemike, asnje prag i vetem nuk e perjashton ne menyre te besueshme. Nje vlere mbi 70 IU/L, e shoqeruar me dominance limfocitare ne likid pleural dhe dyshim klinik tashme te larte per pleurit tuberkular, e mbeshtet fort TB-ne. ADA, megjithate, nuk eshte specifike vetem per TB duke qene se ajo rritet edhe ne malinjitet, empieme, dhe efuzion reumatoid.

Ne rastin konkret, dyshimi i larte klinik, historia e udhetimit dhe konteksti jo-endemik, çoi drejt biopsise pleurale torakoskopike, e cila zbuloi granulome nekrotizuese dhe NAAT (Nucleic Acid Amplification Test) pozitiv per kompleksin Mycobacterium tuberculosis. Pacientja u trajtua me regjim me kater medikamente, me permiresim te plote.

Pra, kur TB mbetet si diagnoze e mundshme ne diagnozen diferenciale, mostrat e biopsise pleurale duhen derguar gjithmone jo vetem per histologji por edhe per kulture mikobakteriale. Biopsia mund te merret ose me agoaspirim te udhehequr nga imazheria ose biopsi torakoskopike dhe kane rendiment diagnostik te larte.

Ne praktike, nje eksudat limfocitar me proteine te larte meriton kujdes te veçante: nese LDH mbetet vetem lehtesisht i ngritur, sarkoidoza hyn seriozisht nder diagnozat diferenciale perkrah TB-se dhe ne rastet kufitare si ky, biopsia me kulture mikobakteriale mbetet hapi qe e zgjidh ate qe biokimia e likidit mund te mos e zgjidhe.

Keywords

Burimet

1. Lo Cascio CM, Kaul V, Dhooria S, Agrawal A, Chaddha U. Diagnosis of tuberculous pleural effusions: a review. Respir Med. 2021;188:106607 2. Ogata Y, Aoe K, Hiraki A, et al. Is adenosine deaminase in pleural fluid a useful marker for differentiating tuberculosis from lung cancer or mesothelioma in Japan, a country with intermediate incidence of tuberculosis? Acta Med Okayama. 2011;65(4):259-263 3. Chopra A, Hu K, Feller-Kopman D, Judson MA. Pleural Fluid Analysis: Maximizing Diagnostic Yield in the Pleural Effusion Evaluation. CHEST 2025 (How I Do It — Thoracic Oncology).

Shpërndaj artikullin:

Reklamë

Artikuj të Tjerë

Përmbajtje të tjera pulmonare nga redaksia e PneumoDok.

Vazhdoni të eksploroni artikujt e ndërlidhur në këtë kategori. Shiko të gjithë

Laboratori & Mikrobiologjia

CRP dhe Prokalcitonina ne CAP: Per Nderprerjen e Antibiotikeve, Jo Fillimin e Tyre

Proteina C-reaktive (CRP) dhe prokalcitonina (procalcitonin, PCT) perdoren ne vleresimin fillestar te pneumonise se fituar ne komunitet (community-acquired pneumonia, CAP), shpesh duke pritur qe nje vlere e larte do ta beje vendimin per nisjen e antibiotikeve me te thjeshte e me objektiv. Te dhenat aktuale tregojne nje pamje me nuanca, dhe ne disa aspekte, te kundert me pritshmerine klinike te zakonshme.

12.10.2026

Lexo artikullin
Epidemiologjia

Kush Preket nga Sarkoidoza dhe Cilet Grupe kane Rrezik me te Larte

Sarkoidoza nuk paraqitet njesoj te çdo pacient dhe kjo s'ka te beje vetem me organin e prekur. Kush e zhvillon semundjen, sa e rende priret te jete ecuria e saj dhe cili eshte rreziku afatgjate, ndryshojne ndjeshem sipas gjeografise, prejardhjes etnike, moshes dhe gjinise. Keto nuk jane thjesht shifra statistikore; jane pjese e vete pamjes klinike qe duhet mbajtur parasysh qe ne momentin e vleresimit fillestar.

Preferencat e cookies

Zgjidhni cilat cookies lejoni. Mund ta ndryshoni zgjedhjen në çdo kohë nga lidhja “Preferencat e cookies” në fund të faqes.

Të domosdoshme

Gjithmonë aktive

Nevojiten që faqja të funksionojë siç duhet, p.sh. për të ruajtur zgjedhjen tuaj për cookies dhe pamjen e ndritshme ose të errët. Nuk mund të çaktivizohen.

Na ndihmojnë të kuptojmë si e përdorin vizitorët faqen, p.sh. cilat faqe vizitohen dhe si lëvizet nëpër to, që ta bëjmë më të qartë dhe më të dobishme.