Të Tjera20.10.2026

Proteinoza Alveolare Pulmonare: Nje Sindrome, Disa Semundje te Ndryshme

Ilir Halili

Pneumolog

2 min lexim

Udhezuesi i vitit 2024 i European Respiratory Society (ERS) e trajton proteinozen alveolare pulmonare (pulmonary alveolar proteinosis, PAP) si sindrome, jo si semundje te vetme: pas saj qendrojne disa semundje me mekanizma te ndryshme. Ky dallim ndikon ne menyren si perdoren rekomandimet e udhezuesit.

Udhezuesi i vitit 2024 i European Respiratory Society (ERS) e trajton proteinozen alveolare pulmonare (pulmonary alveolar proteinosis, PAP) si sindrome, jo si semundje te vetme: pas saj qendrojne disa semundje me mekanizma te ndryshme. Ky dallim ndikon ne menyren si perdoren rekomandimet e udhezuesit.

Çfare e karakterizon PAP-in

PAP karakterizohet nga mbledhje (akumulim) i surfaktantit ne alveola, qe çon ne insuficience respiratore hipoksemike progresive dhe shoqerohet me rrezik me te larte per infeksione dytesore dhe/ose fibroze pulmonare.

3 grupe mekanizmash

PAP primar lidhet me crregullime te sinjalizimit te GM-CSF (granulocyte-macrophage colony stimulating factor) dhe me disfunksion te makrofageve alveolare e te neutrofileve. Ka dy forma: PAP autoimune (autoimmune PAP, aPAP) qe vjen si pasoje e autoantitrupave kunder GM-CSF. PAP e trasheguar (hereditary PAP) qe lidhet me mutacione te receptorit te GM-CSF, (CSF2RA/CSF2RB) dhe me mutacione te STAT5B.

PAP dytesor (sekondar) shfaqet kur nje semundje ose nje ekspozim i caktuar, zvogelon numrin dhe/ose funksionin e makrofageve alveolare. Nder shembujt qe mund te permenden si shkaktare jane ato te semundjeve hematologjike (per shembull: leuçemia akute mieloide, sindroma mielodisplastike, limfoma), kancere jo-hematologjike (per shembull: melanoma), imunodeficienca ose gjendje inflamatore kronike (per shembull: AIDS, Severe Combined Immunodeficiency Disease, SCID), ekspozime profesionale e mjedisore (per shembull: silici, alumini), infeksione kronike (per shembull: Mycobacterium tuberculosis, Pneumocystis jirovecii) dhe gjendje te tjera me te rralla.

Tek grupi i trete jane çrregullimet e prodhimit te surfaktantit (surfactant production disorders), per shkak te mutacioneve ne SFTPB, SFTPC, ABCA3 dhe NKX2.1. Mekanizmat e permendur jane mungesa e nje proteine, mungesa e nje transportuesi lipidesh ose zhvillimi jonormal i mushkerise.

Kur pas algoritmit diagnostik te udhezuesve nuk identifikohet nje shkak i caktuar, forma quhet PAP i paklasifikuar (unclassified PAP).

Sa e shpeshte eshte aPAP

aPAP eshte forma dominuese: perben pothuajse 90% te PAP, me prevalence te raportuar prej 6.7–6.9 raste per milion ne popullate.

Pse ka rendesi klasifikimi

Klasifikimi ka rendesi si per vleresimin ashtu edhe per terapine qe ndiqet me pas. Trajtimet e mundshme perfshijne lavazhin e plote te mushkerive (whole lung lavage, WLL), GM-CSF inhalator, rituximab, plazmafereze dhe trapianti pulmonar. Prandaj, forma specifike e PAP-it ka rendesi per zbatimin e ketyre rekomandimeve.

Keywords

Burimet

1.Trapnell BC, Nakata K, Bonella F, et al. Pulmonary alveolar proteinosis. Nat Rev Dis Primers 2019; 5: 16 2. McCarthy C, Bonella F, O'Callaghan M, et al. European Respiratory Society guidelines for the diagnosis and management of pulmonary alveolar proteinosis. Eur Respir J 2024;64:2400725.

Shpërndaj artikullin:

Reklamë

Artikuj të Tjerë

Përmbajtje të tjera pulmonare nga redaksia e PneumoDok.

Vazhdoni të eksploroni artikujt e ndërlidhur në këtë kategori. Shiko të gjithë

Shënime Klinike

TB apo Sarkoidozë? Kur Eksudati Limfocitar Të Lë në Dyshim

Nje grua 29-vjeçare paraqitet me dhimbje pleuritike djathtas, dispne, djersitje nate, dhe kolle te thate prej dy javesh, pa temperature apo humbje peshe, por me histori udhetimi ne Ameriken e Jugut dhe Azi tre vite me pare. Torakocenteza nxjerr rreth 1 liter leng seroz: leukocite 2.708/mL me 83% limfocite, proteine 4,3 g/dL, LDH 612 U/L, eksudat sipas kritereve te Light-it, me dominance limfocitare te qarte.

23.10.2026

Lexo artikullin
Laboratori & Mikrobiologjia

CRP dhe Prokalcitonina ne CAP: Per Nderprerjen e Antibiotikeve, Jo Fillimin e Tyre

Proteina C-reaktive (CRP) dhe prokalcitonina (procalcitonin, PCT) perdoren ne vleresimin fillestar te pneumonise se fituar ne komunitet (community-acquired pneumonia, CAP), shpesh duke pritur qe nje vlere e larte do ta beje vendimin per nisjen e antibiotikeve me te thjeshte e me objektiv. Te dhenat aktuale tregojne nje pamje me nuanca, dhe ne disa aspekte, te kundert me pritshmerine klinike te zakonshme.

12.10.2026

Lexo artikullin
Epidemiologjia

Kush Preket nga Sarkoidoza dhe Cilet Grupe kane Rrezik me te Larte

Sarkoidoza nuk paraqitet njesoj te çdo pacient dhe kjo s'ka te beje vetem me organin e prekur. Kush e zhvillon semundjen, sa e rende priret te jete ecuria e saj dhe cili eshte rreziku afatgjate, ndryshojne ndjeshem sipas gjeografise, prejardhjes etnike, moshes dhe gjinise. Keto nuk jane thjesht shifra statistikore; jane pjese e vete pamjes klinike qe duhet mbajtur parasysh qe ne momentin e vleresimit fillestar.

Preferencat e cookies

Zgjidhni cilat cookies lejoni. Mund ta ndryshoni zgjedhjen në çdo kohë nga lidhja “Preferencat e cookies” në fund të faqes.

Të domosdoshme

Gjithmonë aktive

Nevojiten që faqja të funksionojë siç duhet, p.sh. për të ruajtur zgjedhjen tuaj për cookies dhe pamjen e ndritshme ose të errët. Nuk mund të çaktivizohen.

Na ndihmojnë të kuptojmë si e përdorin vizitorët faqen, p.sh. cilat faqe vizitohen dhe si lëvizet nëpër to, që ta bëjmë më të qartë dhe më të dobishme.