Fiziologjia Respiratore ne Shtatzeni: Kur Renia e FEV1 nuk Eshte "Thjesht Shtatzeni"

Ilir Halili

Pneumolog

3 min lexim

Veshtiresia ne frymemarrje eshte nje ankese ne shtatzeni, dhe shpeshhere eshte plotesisht fiziologjike. Kjo e ben edhe me te rendesishme dallimin midis asaj qe ndryshon normalisht te sistemi respirator gjate shtatzenise dhe asaj qe nuk ndryshon. Pikerisht kjo e dyta eshte treguesi qe nuk duhet anashkaluar dhe duhet kuptuar arsyeja pse ndodh.

Veshtiresia ne frymemarrje (dispnea) eshte nje ankese ne shtatzeni, dhe shpeshhere eshte plotesisht fiziologjike. Kjo e ben edhe me te rendesishme dallimin midis asaj qe ndryshon normalisht te sistemi respirator gjate shtatzenise dhe asaj qe nuk ndryshon. Pikerisht kjo e dyta eshte treguesi qe nuk duhet anashkaluar dhe duhet kuptuar arsyeja pse ndodh.

Çfare ndryshon normalisht gjate shtatzenise

Estrogjeni rrit ndjeshmerine e receptoreve te progesteronit ne qendrat respiratore. Progesteroni, nga ana e vet, vepron si stimulues respirator dhe shkakton hiperventilim fiziologjik. Ventilimi per minut rritet 30%–50%, kryesisht permes rritjes se volumit te ajrit qe merret ose nxirret per cdo frymemarrje, quajtur ndryshe edhe si volumi tidal (tidal volume); frekuenca respiratore nuk ndryshon, pra kemi nje frymemarrje me te thelle, por jo me te shpejte. Efekti neto eshte: presioni i oksigjenit (PO₂) ne gjakun arterial me i larte, presioni i dioksidit te karbonit (PCO₂) ne gjakun arterial me i ulet, dhe nje alkaloze respiratore e kompensuar plotesisht. Pra kjo konsiderohet si nje gjendje acido-bazike plotesisht normale per shtatzenine.

Paralelisht, volumet statike te mushkerive bien me avancimin e shtatzenise: volumi rezerve ekspirator bie 40%, volumi rezidual 20%, dhe kapaciteti funksional mbetes (Functional Residual Capacity, FRC) 20%– 25%. Kjo renie e volumeve statike shpjegon dispnene fiziologjike te shtatzenise, pra ndjesine e mungeses se frymes, e cila eshte e shpeshte ne shtatzeni edhe pa asnje patologji.

Çfare NUK ndryshon dhe pse ka rendesi

Ne kontrast me keto ndryshime, FEV1 (Forced Expiration Volume 1 sec, ajri i ekspiruar ne menyre te sforcuar ne sekondin e pare) dhe FVC (Forced Vital Capacity, kapaciteti vital i sforcuar) mbeten te pandryshuara ose rriten lehte gjate shtatzenise ne pergjithesi. Raporti FEV1/FVC nuk ndryshohet nga vete shtatzenia. Kjo eshte pika klinike qendrore: shtatzenia normale nuk e ul as FEV1-in, as raportin FEV1/FVC. Prandaj, çdo renie e njerit prej tyre duhet te ngreje shqetesim dhe te nxise hetim te metejshem, e nuk duhet t'i atribuohet vete shtatzenise.

Kjo nuk do te thote se pacientet me astme nisin nga i njejti nivel baze vlerash : nje studim i vitit 2021, gjeti se FEV1-i baze ishte 9% me i ulet te grate shtatzena me astme krahasuar me ato shtatzena pa astme (qe ishte grupi i kontrollit). Por brenda se njejtes paciente, nje renie e re e FEV1 gjate shtatzenise mbetet sinjal alarmi, jo gjetje e pritshme.

Ne praktike, kjo do te thote se dispnea e zakonshme e shtatzenise nuk shoqerohet me renie te FEV1 apo te raportit FEV1/FVC. Nese keto vlera bien, shkaku duhet kerkuar pertej vete shtatzenise.

Keywords

Burimet

1. Jensen D, Duffin J, Lam YM, et al. Physiological mechanisms of hyperventilation during human pregnancy. Respir Physiol Neurobiol. 2008;161(1):76-86 2. Jensen ME, Robijn AL, Gibson PG, et al. Longitudinal analysis of lung function in pregnant women with and without asthma. J Allergy Clin Immunol Pract. 2021;9(4):1578-1585.e3. 3. Teelucksingh S, Davis JD, Nelson-Piercy C. Asthma and Pregnancy: A Narrative Review. CHEST. 2026;169(3):605–615.

Shpërndaj artikullin:

Reklamë

Artikuj të Tjerë

Përmbajtje të tjera pulmonare nga redaksia e PneumoDok.

Vazhdoni të eksploroni artikujt e ndërlidhur në këtë kategori. Shiko të gjithë

Shënime Klinike

TB apo Sarkoidozë? Kur Eksudati Limfocitar Të Lë në Dyshim

Nje grua 29-vjeçare paraqitet me dhimbje pleuritike djathtas, dispne, djersitje nate, dhe kolle te thate prej dy javesh, pa temperature apo humbje peshe, por me histori udhetimi ne Ameriken e Jugut dhe Azi tre vite me pare. Torakocenteza nxjerr rreth 1 liter leng seroz: leukocite 2.708/mL me 83% limfocite, proteine 4,3 g/dL, LDH 612 U/L, eksudat sipas kritereve te Light-it, me dominance limfocitare te qarte.

23.10.2026

Lexo artikullin
Laboratori & Mikrobiologjia

CRP dhe Prokalcitonina ne CAP: Per Nderprerjen e Antibiotikeve, Jo Fillimin e Tyre

Proteina C-reaktive (CRP) dhe prokalcitonina (procalcitonin, PCT) perdoren ne vleresimin fillestar te pneumonise se fituar ne komunitet (community-acquired pneumonia, CAP), shpesh duke pritur qe nje vlere e larte do ta beje vendimin per nisjen e antibiotikeve me te thjeshte e me objektiv. Te dhenat aktuale tregojne nje pamje me nuanca, dhe ne disa aspekte, te kundert me pritshmerine klinike te zakonshme.

12.10.2026

Lexo artikullin
Epidemiologjia

Kush Preket nga Sarkoidoza dhe Cilet Grupe kane Rrezik me te Larte

Sarkoidoza nuk paraqitet njesoj te çdo pacient dhe kjo s'ka te beje vetem me organin e prekur. Kush e zhvillon semundjen, sa e rende priret te jete ecuria e saj dhe cili eshte rreziku afatgjate, ndryshojne ndjeshem sipas gjeografise, prejardhjes etnike, moshes dhe gjinise. Keto nuk jane thjesht shifra statistikore; jane pjese e vete pamjes klinike qe duhet mbajtur parasysh qe ne momentin e vleresimit fillestar.

Preferencat e cookies

Zgjidhni cilat cookies lejoni. Mund ta ndryshoni zgjedhjen në çdo kohë nga lidhja “Preferencat e cookies” në fund të faqes.

Të domosdoshme

Gjithmonë aktive

Nevojiten që faqja të funksionojë siç duhet, p.sh. për të ruajtur zgjedhjen tuaj për cookies dhe pamjen e ndritshme ose të errët. Nuk mund të çaktivizohen.

Na ndihmojnë të kuptojmë si e përdorin vizitorët faqen, p.sh. cilat faqe vizitohen dhe si lëvizet nëpër to, që ta bëjmë më të qartë dhe më të dobishme.