Kush preket nga sarkoidoza dhe pse disa grupe kane rrezik me te larte

Ilir Halili

Pneumolog

3 min lexim

Sarkoidoza nuk paraqitet njesoj te çdo pacient dhe kjo s'ka te beje vetem me organin e prekur. Kush e zhvillon semundjen, sa e rende priret te jete ecuria e saj dhe cili eshte rreziku afatgjate, ndryshojne ndjeshem sipas gjeografise, prejardhjes etnike, moshes dhe gjinise. Keto nuk jane thjesht shifra statistikore; jane pjese e vete pamjes klinike qe duhet mbajtur parasysh qe ne momentin e vleresimit fillestar.

Sarkoidoza nuk paraqitet njesoj te çdo pacient dhe kjo s'ka te beje vetem me organin e prekur. Kush e zhvillon semundjen, sa e rende priret te jete ecuria e saj dhe cili eshte rreziku afatgjate, ndryshojne ndjeshem sipas gjeografise, prejardhjes etnike, moshes dhe gjinise. Keto nuk jane thjesht shifra statistikore; jane pjese e vete kuadrit klinik qe duhet mbajtur parasysh qe ne momentin e vleresimit fillestar.

Semundja prek njerez ne mbare boten, me shpesh ne moshe te reja e te mesme, ne te dyja gjinite dhe ne te gjitha racat, por me variacion gjeografik te dukshem. Incidenca vjetore leviz ndermjet 1 dhe 15 rasteve per 100.000 banore, me vlerat me te uleta ne vendet e Azise Lindore dhe me te lartat ne Skandinavi.

Brenda ketij intervali te gjere, dallimet etnike jane veçanerisht te theksuara. Ne Shtetet e Bashkuara, incidenca te personat afrikano-amerikane raportohet rreth 17.8 per 100.000; incidenca te personat me origjine afro-karaibike arrin 16.9, ndersa te ata me origjine afrikano-veriore 9.7 per 100.000 ne vit. Dallimet nuk mbeten vetem numerike: sarkoidoza priret te jete me e rende te pacientet e races se zeze. Disa fenotipe klinike ekstrapulmonare duket se grupohen sipas prejardhjes — uveit kronik te afrikano-amerikanet dhe japonezet, lupus pernio te afrikano-amerikanet, eriteme nodoze te popullsite skandinave.

Modeli sipas moshes dhe gjinise eshte po ashtu i qendrueshem, edhe pse raporti femra – meshkuj ndryshon nga nje studim ne tjetrin. Mosha mesatare ne momentin e diagnozes eshte rreth 50 vjeç, por burrat diagnostikohen me shpesh ne moshen 20–45 vjeç, ndersa grate ne moshen 50–65 vjeç; diagnoza pas moshes 65-vjeçare mbetet e rralle. Nje gjetje interesante, e verejtur ne menyre te qendrueshme por ende pa shpjegim te qarte se cilet jane mekanizmat, eshte se duhanpirja shoqerohet me nje rrezik me te ulet per zhvillimin e sarkoidozes.

Sa i takon prognozes, mortaliteti nga sarkoidoza duket se po rritet, dhe disa faktore shoqerohen ne menyre te qendrueshme, ne disa studime te pavarura, me rrezik me te larte: gjinia femerore, mosha e avancuar, raca e zeze dhe niveli me i larte i vulnearbilitetit social. Gjithsesi, keto shifra duhen lexuar me kujdesin metodologjik qe meritojne: Fakti qe studimet sjellin rezultate te ndryshme ndikohen edhe nga vete menyra si mblidhen te dhenat, burimi, metoda e identifikimit te rasteve, perzgjedhja e kampionit te analizuar , klasifikimi i gabuar dhe jo domosdoshmerisht nga dallime biologjike te pastra.

Ne praktike, kjo nenkupton qe "sarkoidoza" si etiketim fsheh nje spekter real pacientesh me rrezik dhe ecuri te ndryshme. Konteksti demografik i personit, pra, prejardhja, mosha, gjinia, statusi social duhet te konsiderohen pjese perberese e vete vleresimit klinik.

Keywords

Burimet

1. Cozier YC, Arkema EV. Epidemiology of sarcoidosis. Clin Chest Med 2024; 45: 1–13 2. Rubio-Rivas M, Corbella X, Mana J. Elderly sarcoidosis: a comparative study from a 42-year single-centre experience. Respir Med 2019; 152: 1–6 3. Arkema EV, Grunewald J, Kullberg S, et al. Sarcoidosis incidence and prevalence: a nationwide register-based assessment in Sweden. Eur Respir J 2016; 48: 1690–1699 4. Miedema JR, Bonella F, Buschulte K, et al. Sarcoidosis: a state-of-the-art review. Eur Respir J 2026; 67: 2501324

Shpërndaj artikullin:

Reklamë

Më shumë nga Epidemiologjia

Vazhdoni të eksploroni artikujt e ndërlidhur në këtë kategori. Shiko të gjithë