Pneumonia e Fituar ne Komunitet (CAP) në Shifra: Barra Globale e Sëmundjes

Ilir Halili

Pneumolog

1 min lexim

Pneumonia e fituar ne komunitet (ang. Community Acquired Pneumonia, CAP) eshte shkaku infektiv kryesor ne bote per morbiditet dhe mortalitet. Incidenca globale e CAP ne vitin 2021 perllogaritej me 4350 raste per 100.000 banore.

Pneumonia e fituar ne komunitet (ang. Community Acquired Pneumonia, CAP) eshte shkaku infektiv kryesor ne bote per morbiditet dhe mortalitet. Incidenca globale e CAP ne vitin 2021 perllogaritej me 4350 raste per 100.000 banore. Vdekjet globale sipas te dhenave te te njejtit vit, sugjerojne se eshte pergjegjese per rreth 2.2 milione ne vit (27.7 vdekje per 100.000). Mortaliteti me i larte perqendrohet ne vendet me te ardhura te uleta e te mesme, i shtyre nga pabarazite ne marrjen e kujdesit shendetesor, cilesine e ajrit, dhe mbulimin vaksinal.

Ne vendet me te ardhura te larta, incidenca eshte rreth 1188.6/100.000 (te gjitha moshat), duke u ngritur ne rreth 4846.6/100.000 mbi 70 vjeç. Pra kjo incidence eshte me e larte ne popullaten me te moshuar dhe gjithashtu edhe ne popullaten me semundje kronike. Ne Evrope specifikisht incidenca shkon ne 1664.0/100.000 ne popullaten e pergjithshme, deri ne 5062.9/100.000 mbi 70 vjeç.

Keywords

Burimet

1. GBD 2021 Lower Respiratory Infections and Antimicrobial Resistance Collaborators. Global, regional, and national incidence and mortality burden of non-COVID-19 lower respiratory infections and aetiologies, 1990–2021: a systematic analysis from the Global Burden of Disease Study 2021. Lancet Infect Dis 2024; 24: 974–1002 2. Reyes LF, Conway Morris A, SerranoMayorga C, Derde LPG, Dickson RP, Martin-Loeches I. Community-acquired pneumonia. Lancet. Publikuar online 16 tetor 2025

Shpërndaj artikullin:

Reklamë

Më shumë nga Epidemiologjia

Vazhdoni të eksploroni artikujt e ndërlidhur në këtë kategori. Shiko të gjithë

Epidemiologjia

Kush preket nga sarkoidoza dhe pse disa grupe kane rrezik me te larte

Sarkoidoza nuk paraqitet njesoj te çdo pacient dhe kjo s'ka te beje vetem me organin e prekur. Kush e zhvillon semundjen, sa e rende priret te jete ecuria e saj dhe cili eshte rreziku afatgjate, ndryshojne ndjeshem sipas gjeografise, prejardhjes etnike, moshes dhe gjinise. Keto nuk jane thjesht shifra statistikore; jane pjese e vete pamjes klinike qe duhet mbajtur parasysh qe ne momentin e vleresimit fillestar.